Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit mes dy veturave gjatë ditës së sotme, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete”, thuhet në përgjigje.
Aksidentet janë shtuar javëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, ndërkohë që Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.