Dy gjigandët e futbollit të Kosovës, do të përballen sot në Podujevë.
Në fushën e blertë të stadiumit “Zahir Pajaziti”, në orën 15:00 do të ‘zbarkojnë’ futbollistët e Tahir Batatinës dhe Artim Pollozhanit.
Synim i tyre do të jenë pikët e plota,
Aktualisht, llapjanët janë në vendin e katër me 13 pikë po aq sa kanë edhe “Xhebrailat” në vendin e dytë.
Në rast të fitores, të dyja skuadrat potencialisht do ta rrëmbenin kreun e tabelës, por kjo varet nga rezultati i takimit Suhareka dhe Malisheva, që po ashtu ndeshen nga ora 15:00.
Suhareka është në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Malisheva aktualisht e ka ‘zaptuar’ vendin e parë në tabelë me 14 pikë.
Ndeshja Llapi – Ballkani, transmetohet në ora 15:00 në Sport 1 të platformës televizive më gjigande në vend, Artmotion.
Kurse, Malisheva – Suhareka, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Artsport 2.