Në mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një aksident fatal në liqenin e Badovcit, në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të vdekur.
Lajmin për Gazeta Engima e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”./GazetaEnigma/