Të shtunën, një femër nga Gjakova gjatë procesit të lindjes ka humbur foshnjën e saj, për çka familjarët kanë fajësuar stafin mjekësor në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin e Policisë thuhet se pas raportimit të rastit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për obduksion. “Gjakovë 03.07.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo te mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma.