Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media, pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA dhe zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën, njoftoi se emri i Kosovës do të shoqërohet me një asterisk, shkruan Enigma.
Megjithatë këshilltari i Kurtit ka thënë se në marrëveshjen Ohër-Bruksel të arritur në vitin e kaluar, adresohet çështje a asteriskut dhe se pas zbatimi të marrëveshjes ai asterisk do të largohet përgjithmonë.
“Por kjo çështje adresohet në Marrëveshjen e re që e kemi arritur, e cila është marrëveshje që e largon asteriskun në mënyrë të përhershme”, ka shtuar tutej Zulfaj.