Përfundon protesta në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Aleksandar Arsenijeviq

Përfundon protesta në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Aleksandar Arsenijeviq

Qytetarë të shumtë serbë protestuan para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, duke kërkuar lirimin e Aleksandar Arsenijeviq, liderit të ‘Demokracisë Serbe’, i cili u arrestua të mërkurën pasdite, shkruan Enigma.

Ata mbanin pankarta në serbisht dhe anglisht, me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Protesta u përshkallëzua kur protestuesit marshuan drejt urës së Ibrit, duke bërë thirrje provokuese si “Serbia, Serbia” pranë një lokali me mysafirë shqiptarë.

Reagimi i shpejtë i policisë parandaloi një incident të mundshëm, ndërsa protesta zgjati mbi një orë e gjysmë.

Related Articles