Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i mostrave.
Ndërsa, janë shëruar 14 persona.
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107,797 raste të infektuara me koronavirus.
2 mijë e 261 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.