Kurti pritet nga Scholzi në Berlin: Pres me padurim rezultatet nga samiti

Kurti pritet nga Scholzi në Berlin: Pres me padurim rezultatet nga samiti

Kryeministri Albin Kurti, është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, pak para se të nisi Samitit i Procesit të Berlinit. 

Kurti ka vlerësuar lartë rolin që sipas tij ka luajtur Procesi i Berlinit për të sjellë më afër BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor. 

“Ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses. Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X. / Gazeta Enigma.

Related Articles