Një i ri 23-vjeçar ka vdekur në Itali, pasi e sulmuan me shkop bejsbolli. Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari quhet Atilio Drekai.
Mësohet se shqiptari i ishte nënshtruar dy operacioneve dhe se më pas kishte rënë në koma. Mjekët thanë se truri i 23-vjeçarit “vdiq” dhe si rrjedhojë ata hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.
Gjithashtu mësohet se bashkë me 23 vjeçarin është dhunuar dhe një 35 vjeçar italian, i cili ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Dyshohet se shkaku u sulmit ka të bëjë me trafikimin e lëndëve narkotike. Policia italiane ndodhet në terren për të hetuar ngjarjen.