Së fundmi në shoqërinë kosovare është bërë sfidë mbajtja larg e fëmijëve prej rrjetit social “Tiktok”, që përpos në Kosovë, po bënë “kërdinë” gjithandej botës, shkruan Gazeta Enigma.
Në një mënyrë ose në tjetrën, pothuajse shumë fëmijët i’u janë ekspozuar këtij rrjeti social.
Sfida të ndryshme e trende të shumta, njëra pas tjetrës kanë bërë që shpeshherë të vihet në rrezik edhe jeta e përdoruesëve të këtij rrjeti social.
Një sfidë e vetëlëndimit, që po konsiderohet e rrezikshme, kohëve të fundit ka nisur të shfaqet në disa shkolla në Kosovë, e që për bazë e ka “Tik-Tok-un”
Në Komunën e Gjakovës, ditë më parë është raportuar se hiq më pak se 20 nxënës kanë lënduar vetën duke provuar sfidat e Tiktokut.
E me një situatë të ngjajshme janë përballur edhe disa fëmië Kamenicë.
Konkretisht, në fshatin Koretinë disa nxënës të klasëve të 8-ta dhe të 9-ta kanë provuar ta lëndojnë vetën. Kjo madje është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Cilët faktorë po e shtojnë këtë dukuri?
Psikologu Yll Avdijaj për Gazeta Enigma treguar për faktorët që qojnë deri në këto veprime dhe sipas tij ata janë të shumtë, derisa thekson se Tiktoku mund të jetë vetëm njëri ndër ta.
Njëri ndër faktorët është edhe periudha e adoleshencës dhe ndryshimet që vijnë me të.
Avdijaj tutje shton se në familjet ku nuk ka dashuri, stimulohen veprimet e tilla.
“Më të prirur janë fëmijët të cilët në familjet e tyre nuk e kanë një harmoni apo një lloj mbështetje prej prindërve të tyre ose thjesht vijnë nga disa ambiente toksike, nuk marrin shumë mbështetje etj, dhe këta adoleshent kanë prirje të lidhen me shoqërinë dhe janë tendencioz që të bashkohen sfidave për t’u mos bërënjë “dele e zezë” në shoqëri”, shtoi psikologu.
Kurse sociologu Jeton Brajshori për Gazetën Enigma është shprehur se kjo është një lloj vazhdimësie e asaj që dikur njihej si “Balena Blu”, dhe nga kjo dukuri më të prekura janë vajzat.
Tutje ai ka shtuar se për një gjë të tillë është më se e nevojshme që të bëhen kontrolla përveç prindërve edhe nga ana e psikologëve të shkollave.
“Loja e ka efektin zingjiror, nëse një person e bën njëlëndim, dhe të tjerët shok/shoqe nuk e bëjn të njëjtin veprim, në atë rast personi që ka lënduar vetën del si më dominant, për arsye se po je në gjendje të luash lojën dhe të tregosh që je më i fortë, dhe kjo po bën qëedhe tjerët duke u nisur nga ky fakt të përsërisin veprime të tilla”, shtoi ai.
Me disa muaj vonesë pas shfaqjes së dukurisë “zgjohet” ekzekutivi
Lidhur me këto raste, ka reaguar Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacion.
Përmes një shkrese në Facebook ata kanë thënë se u janë drejtuar të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre.
“Aktualisht stafi i MAShTI është duke i mbajtur seancat informuese me komuna në lidhje me këtë dokument. Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, dhe do të vazhdohen këto ditë edhe në komunat: Lipjan; Shtime, Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, deri sa t`i mbulojmë të gjitha, përfshirë edhe me tryeza të përbashkëta”, thuhet në reagimin e MAShtit.
Ditë më parë, Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baci, ditë më parë ka kritikuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.
Ajo tha se nga Ministria e Arsimit nuk kanë marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim apo vizitë, pasi 20 vajza të mitura të kësaj komune kanë lënduar vetën.
“Ministre e Arsimit, për Ditën e vajzave paske shkruar që: ‘Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit iu kemi në vëmendje si asnjëherë më parë’. Në cilën vëmendje ministre? Në vëmendjen tënde duhen të ishin prioritet 20 vajza të vetlënduara nga qyteti yt i lindjes? Në vëmendjen tuaj duhet të ishte një vizitë në Gjakovë, një takim me shkollat, krijimi i një task force, masa të shpejta, takim me drejtorat e drejtorive për Arsim të tëgjitha komunave”, shkroi Kumnovca-Baci në Facebook.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që është raportuar për një fenomen të tillë të vetlëndimit.
Edhe muaj më parë disa komuna të Kosovës janë ballafaquar me po të njëjtin probem. /Gazeta Enigma