Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e një komune paralele në veri, e cila shërbente si pikë për Skenderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, tha se kjo pikë do të mbyllet.
“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skenderajt është aktive në territorin e Mitrovica Veri. Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin”, tha Elshani në një përgjigje për Gazetën Enigma.
“Kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, shtoi ai. /GAZETA ENIGMA