Aksident me motoçikletë, vdes kosovari në Kanada – gruaja e tij në gjendje të rëndë

Aksident me motoçikletë, vdes kosovari në Kanada – gruaja e tij në gjendje të rëndë

Tre fëmijë kanë mbetur pa baba dhe nëna e tyre vazhdon të mbetet në spital, pas një përplasjeje midis një motoçiklete dhe një SUV në Calgary të Kanadasë këtë javë.

Sic raportojnw mediat Kanadeze, sipas anëtarëve të familjes, 36-vjeçari Kreshnik Cermjani dhe gruaja e tij Ermira po ktheheshin nga një darkë më 29 qershor. Policia tha se çifti ishte me një motor kur u përplasën me një SUV. Si pasojë, Cermjani vdiq ndërsa gruaja e tij ishte lënduar rëndë dhe po shërohet në një spital të Calgary.

Ata kanë tre fëmijë të cilët janë 11, 14 dhe 16 vjeç. Vëllai i Cermjanit, Debatik Cermjani ishte me nipat dhe mbesën e tij kur dëgjuan se prindërit e tyre ishin përfshirë në një përplasje.

“Ai ishte shumë i afërt me babanë e tij. Ai po thoshte ‘kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, ka thënë Cermjani për djalin e madh të vëllait të tij.

Ndryshe, vënë në pah mediat kanadeze, të dy vëllezërit punuan së bashku dhe ishin zhvendosur në Calgary, 15 vjet më parë nga Kosova për të filluar një jetë më të mirë për familjet e tyre të reja.

“Nick (Kreshnik) ishte një djalë super energjik dhe punëtor”, ka thënë Ilir Kuqi, president i Shoqatës Shqiptare-Kanadeze të Calgary.

“Të gjithë në komunitet e donin Nick. Nick ishte një djalë super i mirë. Ai ishte shumë mbështetës kur anëtarët e komunitetit kishin nevojë – ai ishte gjithmonë aty për të ndihmuar”.

Ndërkohë, tregojnë mediat atje, donacionet kanë ardhur nga të dy komunitetet e vogla shqiptare të Calgary dhe nga njerëzit që kanë pasur kontakt me Cermjanin përmes punës dhe futbollit.

Related Articles