Nga nesër rikthehet xhiroja e radhës në Superligën e Kosovës, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshjet e xhiros së nëntë do të zhvillohen nga ora 13:00, ndryshe nga xhirot e kaluara që fillonin nga ora 15:00.
Të premten Gjilani dhe Ferizaj do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ndërsa të shtunën në program janë dy ndeshje të tjera shumë interesante, ku Malisheva pret Prishtinën dhe Feronikeli ’74 takohet me Dritën.
Edhe të dielën janë në program dy sfida për tu zhvilluar, ku veçohet derbi i qytetit të Suharekës mes Suharekës dhe Ballkanit.
Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të luhet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë me Dukagjinin që pret Llapin.