Rohde: Procesi i Berlinit ka sjellë përfitime për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Rohde: Procesi i Berlinit ka sjellë përfitime për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.

Ai bëri këtë deklaratë gjatë një diskutimi të mbajtur sot, transmeton Gazeta Enigma.

Rohde theksoi se qëllimi kryesor i këtij procesi është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal.

Ambasadori gjerman gjithashtu përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të hequr njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë-Hercegovinën nga 1 janari 2025./GazetaEnigma/

Related Articles