Ronaldo me gol vendimtar për Al-Nassr

Ronaldo me gol vendimtar për Al-Nassr

Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në minutën e 97-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Al-Nassr.

Të premten në mbrëmje Al-Nassr e mposhti Al-Shababin me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit arab.

Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 97-të për rezultatin 2:1.

Për Ronaldon ky ishte goli i 907-të në karrierë.

Related Articles