Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Taner Beyoglu, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, të mbajtur në Ankara

“Kjo marrëveshje mbështet zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, bibliotekari dhe botim, konferenca profesionale, trajnime për stafin, vizita studimore, si dhe shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë. Po ashtu përfshihet shkëmbimi i materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimi dhe zhvillimi i koleksioneve”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Palët do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave, njohurive në lidhje me teknologjinë e informacionit, shërbimet bibliotekare dhe praktikat digjitale, si dhe koleksionimin e botimeve elektronike.

Related Articles