Mesazhet e fuqishme të O’Brien drejtuar Kosovës – Asociacioni, e zbardhja e rastit të Banjskës ende “në qorr sokak”

Mesazhet e fuqishme të O’Brien drejtuar Kosovës – Asociacioni, e zbardhja e rastit të Banjskës ende “në qorr sokak”



Ndihmëssekretari amerikan James O’Brien, ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë, ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë një interviste ai është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Më tej ai ka theksuar se është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, ndërsa ka shtuar se “Kurti e kupton këtë”.

“Dëshiroj që ato të zbatojnë plotësisht zbatimet e marra me marrëveshje. Jemi në një çast interesant, kur kryeministri Kurti, mendoj se e kupton se ka mundësi për të thënë, kjo është se si duam që Kosova të duket dhe që të formësojë mënyrën se si reagon bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Më tej, diplomati amerikan, theksoi se rritja ekonomike e të dyja vendeve mund të bëhet nëse ato zbatojnë marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, duke theksuar se “kjo është mënyra e vetme për

Tutje në një komunikatë të lëshuar për media, Qeveria e Kosovës e ka përmendur nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë një vit më parë, në mënyrë që ajo të respektohet dhe zbatohet.

Marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh është arritur mes dy vendeve në shkurt të 2023-ës në Bruksel, dhe më pas palët janë pajtuar për një aneks në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por nuk është bërë drejtim drejt zbatimit.

Sa i përket ekstradimit të Radoiçiqit, Qeveria ka vlerësuar se dorëzimi i tij i shërben ligjshmërisë, drejtësisë, paqes dhe sigurisë.

E ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se në veri gjatë vitit të fundit ka pasur përmirësime sa i përket situatës së sigurisë atje.

Megjithatë, O’Brien theksoi se pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme, çka sipas tij, kjo ka ndikuar në të mirë të situatës.

Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova t’u ofrojë besim qytetarëve në veri se ata mund të ketë një të ardhme, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me “njerëzit që u besojnë institucioneve”.

“Është e rëndësishme që qeveria juaj t’u japë besim qytetarëve në veri që kanë të ardhme këtu si individ dhe si pjesëtarë të komunitetit serbë. Një besim i tillë e bën çdo gjë shumë më të lehtë edhe nëse marrim hapa për planifikim, ndërlidhje dhe të mos ketë dhunë. Në fund të fundit ka të bëjë me njerëzit që u besojnë institucioneve.

I pyetur se a sheh lidhjen ndërmjet shtetit serb dhe Banjskës, O’Brien u përgjigj “mendoj se kemi folur shumë për këtë”.

“Ajo që shohim është që shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme”.

Ai theksoi se Radoiçiqi, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, për çka theksoi se u është premtuar atyre se do të ndodhë.

O’Brien foli gjithashtu edhe për Asociacionin. Ai ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

“Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, tha O’Brien.

O’Brien theksoi se Asociacioni është mënyrë që komunat e ngjashme të shkëmbejnë përvoja dhe të flasin se si do t’i trajtojnë problemet.

Related Articles