Dukagjini dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Klinasit dhe therandasit kanë luajtur një lojë të barabartë, duke mos arritur asnjëra t’i marrë tri pikët edhe pse vinin nga fitoret në ndeshjet e fundit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe me raste të pakta shënimi duke bërë që të mbyllet pa gola (0-0).
Edhe në pjesën e dytë skuadrat nuk dhuruan shumë futboll, pasi më shumë dëshironin të mos humbnin sesa të fitonin.
Kështu, pas 90 minutave lojë, Dukagjini dhe Ballkani u desh të pajtoheshin me nga një pikë duke mbyllur ndeshjen me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi, Dukagjini e sheh veten në pozitën e nëntë me 10 pikë, ndërsa Ballkani renditet i pari me 18 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Suharekën, ndërsa therandasit e presin Gjilanin.