I mituri plagos të miturin me armë të gjuetisë në Dragash, gjendja e tij është e rëndë

Katër të mitur të cilët ishin të afërm mes vete, po qëndronin në një dhomë, ku në një moment njëri prej tyre është plagosur me një armë të gjuetisë. Sipas Policisë ngjarja ndodhi në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta “Enigma”

Pasi dy prej tyre, derisa po luanin me një pushkë gjuetie, pushka dhe plagoset një mituri i lindur në vitin 2007.

Kështu bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit për Gazetën “Enigma”.

“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren”-tha Osmanollaj.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetsore.

Related Articles