Insiston Haxhiu: Vaksinat nga Norvegjia s’kanë afat, të tregohet kur u prodhuan

Insiston Haxhiu: Vaksinat nga Norvegjia s’kanë afat, të tregohet kur u prodhuan

Për Bekim Haxhiun, anëtarin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësisë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë përpos që është jotransparent është edhe i dështuar.

“Ka ngecje të jashtëzakonshme në këtë aspekt, Kosova vazhdon me qenë vendi i fundit edhe në rajon edhe në Evropë për nga numri i të vaksinuarve. Për fat të keq që Qeveria dhe MSH-ja nuk kanë qenë transparentë në këtë proces për t’i treguar qytetarëve sa vaksina i kanë në stok, kur do të vjen kontingjenti i vaksinave të para dhe sa vaksina kemi në dispozicion”, ka thënë Haxhiu për Front Online.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia propagandues dhe se premtimi i tij për vaksinimin e 60% të popullatës deri në fundvit është pa realizueshëm.

“Ministri Vitia dështimin e tij në procesin e vaksinimit po mundohet me e mbulu me propagandë dhe me shifra, premtime, por deri më sot më pak se 50 mijë qytetarë të vaksinuar me 2 dozat e vaksinës. Se a ka me i bë 1 milion vaksinime kundër COVID-19 me 2 dozat e vaksinës për mendimin tim nuk mundet me bë. Është një premtim megaloman prej anës së tij të cilin nuk mundet me e realizu”, ka thënë Haxhiu për Front Online.

Ministri Vitia pse s’po ofron dorëheqje? Pyet Haxhiu

Madje Haxhiu thotë se ka kërkuar zotim nga Vitia për këtë premtim, por që ministri i Shëndetësisë nuk ka qenë i gatshëm të garantoj se do të ofroj dorëheqje, në qoftëse nuk imunizohet 60% e popullatës deri në fund të vitit.

“Unë e kam pyetur se a je në gjendje me garantu se nëse nuk je në gjendje me vaksivu 60% të popullatës deri në fund të vitit, a keni me jap dorëheqje, por nuk ka qenë në gjendje me dhënë përgjigjje”, ka thënë ai.

Deputeti Haxhiu ditë më parë ka deklaruar se vaksinat e dhuruara nga Norvegjia nuk kanë afat, por Ministria e Shëndetësisë gjatë të dielës e demantoi.

Related Articles