Sporti kosovar në “shok”, futbollisti i Vushtrrisë po lufton me jetën

Sporti kosovar në “shok”, futbollisti i Vushtrrisë po lufton me jetën

Erjon Morina është njëri ndër futbollistët më premtues në vend. Aktualisht ai mbron ngjyrat e klubit FC Vushtrria, por për momentin ka ndalur sportin.

Morina ka pësuar sulm gjatë një seance stërvitore dhe ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa po lufton për jetë, shkruan Gazeta “Enigma”.

48 orë kanë kaluar pas sulmit të pësuar dhe tani ndodhet në gjendje kome.

Të gjithë janë ngritur në këmbë për të qëndruar afër Erjonit dhe në çdo moment pritet edhe intervenimi kirurgjikal.

Madje, bashkëlojtarët e tij i’a dedikuan fitoren e fundit ndaj Ramiz Sadikut pikërisht Erjonit.

Më parë ai ka mbrojtur ngjyrat e klubeve tjera kosovare si Besa, Drenica, 2 Korriku, Llapi e Malisheva. /Gazeta Enigma/

Related Articles