Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkursi për 500 bursa, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ajo ka theksuar se është hapur konkursi për këto bursa, dhe se përfituesit do të jenë nga komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas ministres këto bursa kanë qëllimmbështetjen financiare për 500 nxënës të shkollave të mesme të larta.
“500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës. Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024”./ Gazeta Enigma/