Qeveria e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar për rritjen e pagave për sektorin publik.
Rritje kjo prej 55 eurosh nga janari derisa 110 nga korriku.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Ai e e ka quajtur ‘ironike’ rritjen e pagës në vlerë 55 euro për punëtorët e sektorit publik, sidomos për mësimdhënësit, e cila u kumtua nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti se do të ndodhë në janar 2025.
Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një interviste për Kallxo.com, transmeton Gazeta Enigma.
Jashari përveç që shprehu pakënaqësi për rritjen e pagës së punëtorëve në sektorin publik që u premtua nga kryeministri Kurti, ai u ankua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk i ka takuar nga viti 2022. /Gazeta Engima