Ndërroi jetë një person në veri, dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

Ndërroi jetë një person në veri, dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

Një person ka ndërruar jetë në Mitrovicë të Veriut, dyshohet për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Policia e Kosovës njoftoi se viktima, një mashkull kosovar, është konstatuar pa shenja jete më 26 tetor, ndërsa rasti është raportuar më 29 tetor.

Vdekjen e tij e konfirmoi ekipi mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit, dhe rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”, njofton Gazeta Enigma.

Policia është angazhuar për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

“Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor./GazetaEnigma/

Related Articles