Çikat e Kosovës më të mira se çikat e Shqipërisë

Çikat e Kosovës më të mira se çikat e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave ka triumfuar në ndeshjen e parë të UEFA Under 17 Championship, shkruan Enigma.

Kosova U-17 për vajza ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku Dardanet U-17 triumfuan ndaj Shqipërisë me rezultat 3-1.

Pjesa e parë nisi e barabartë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje. Kosova kaloi në avantazh me një penallti të saktë nga Statovci në minutën e 29-të, ndërsa Sinani shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 41-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Kosovën.

Në minutën e 77-të, Blerta Asllanaj shënoi golin e tretë për Dardanet, teksa Shqipëria arriti të shënojë në minutën e 88-të me golin e Luarit, por ky gol nuk ndikoi në epilogun e ndeshjes.

Related Articles