Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pranuar sot Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2024 që i është dorëzuar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Enigma.
Sipas njoftimit të Kuvendit, Orav ka theksuar se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.
“ Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.
Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim”, thuhet në njoftim.