Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 6-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. /MeteoKosova/