FC Feronikeli 74 tërhiqet nga të gjitha garat: Referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë

FC Feronikeli 74 tërhiqet nga të gjitha garat: Referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë

Klubi i FC Feronikeli 74 ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke shprehur shqetësimin mbi drejtësinë në ndeshjet që kanë zhvilluar. Në një deklaratë të publikuar, klubi i Drenasit thekson se “referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë”, raporton Enigma.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar një futboll të pastër dhe fair play, klubi thotë se është përballur me “pengesa dhe padrejtësi të shumta nga referët.” Klubi pohon se besimi në integritetin e FFK-së mund të ketë qenë “gabimi ynë më i madh.”

Në një ton të vendosur, FC Feronikeli shprehet: “Mjaft është mjaft!” duke kërkuar një hetim nga Prokuroria mbi veprimet e referëve, të cilat ata i konsiderojnë si të njëanshme dhe dëmtuese për sportin. Klubi kërkon falje për tifozët dhe donatorët, duke theksuar se për ta “Feronikeli 74 do të mbetet gjithmonë klubi i zemrës.”

Vendimi për të tërhequr ekipin nga gara vjen pas “analizave të shumta” dhe pas të gjitha përpjekjeve për të sjellë drejtësi. “Në një ligë që nuk i respekton parimet e drejtësisë, ne nuk do të garojmë më,” përfundon deklarata.

Njoftimi i plotë:

Related Articles