Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot do ta bëjë nënshkrimin e marrëveshjeve me komunat përfituese për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”
Sipas njoftimit nga ky projekt do të përfitojnë 13 Komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë.
“Masat e planifikuara për këto ndërtesa përfshijnë: Termoizolimi i mbështjellësit të ndërtesës dhe kulmit; zëvendësimi i dritareve dhe dyerve kryesore; instalimi i sistemit të ngrohjes me kondicionerë ajri për secilën njësi familjare; renovimi i hyrjeve dhe instalimi i sistemit të interfonisë; masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”, thuhet nga FKEE-ja.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian , me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunave përkatëse. Granti investiv nga FKEE mbulon 90% të investimit, ndërsa pjesëmarrja financiare e Komunave është 10% e vlerës totale të investimit. / Gazeta Enigma.