Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se po vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish-Germia.
Ai theksoi se shndërrimi i kësaj hapësire të braktisur në një ambient për artin bashkëkohor do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të vendit dhe do të krijojë mundësi për artistët shqiptarë, shkruan Gazeta Enigma.
“Po vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish-Germia. Transformimi i një hapësire të braktisur në një ambient për artin bashkëkohor jo vetëm që ngrit imazhin e vendit, por gjithashtu ofron mundësi për artistët që të shprehin artin e tyre dhe të krijojnë lidhje me publikun”, shkruan Rama.
Sipas Ramës, duke mbështetur artistët vendorë dhe ndërkombëtarë, krijohet një dialog kulturor i pasur që kontribon në zhvillimin e skenës artistike të kryeqytetit./GazetaEnigma/
Postimi: