Ministria e Drejtësisë: Secila komunë do të ketë së paku nga një noter

Ministria e Drejtësisë: Secila komunë do të ketë së paku nga një noter

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë, e cila do të mundësojë që secila komunë të ketë së paku një noter, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo ministri përmes një postimi në profilin etyre zyrtar në Facebook ka njoftuar se një gjë e tillë po nodh për herë të parë vend.

“Gjatë këtij mandati kemi trefishuar numrin e noterëve në Kosovë, duke siguruar që për herë të parë secila komunë të ketë të paktën një noter. Ky hap përmirëson qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe përforcon shërbimet e drejtësisë në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftim.

“Qasje më të lehtë në drejtësi, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”./Gazeta Enigma/

Related Articles