Mbrëmjen e së shtunës një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht nga vëllai i tij i mitur në Suharekë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” deklaroi se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.
“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare, ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla. /Gazeta Enigma/