Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, për agjendën e publikuar për përvjetorin e 8të të vdekjes së Astrit Deharit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebbok, Gruda ka shruar se në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të tij, kanë organizuar turne shahu dhe ping-pongu.
Tutje ai ka thënë se jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.
“E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/