Disa persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Disa persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Këtë të hënë në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, u regjistruan dy aksidente trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, cili ka deklaruar se në këto aksidente disa persona kanë mbetur të lënduar dhe në aksident kanë qenë të përfshira disa automjete.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kërkojmë nga te gjithë pjesëmarrësit, ne veçanti shoferet qe gjate qarkullimit ne rrugë te jene me te kujdesshëm dhe te iu përmbahen rregullave te përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, ne te kundërtën masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimësi”. /Gazeta Enigma/

Related Articles