Profesori Daniel Server nga Universiteti “Johns Hopkins” ka shprehur shqetësimin se fitorja e Donald Trump mund të ndikojë në politikën amerikane ndaj Ballkanit, sidomos në lidhje me çështjen e Kosovës.
Ai paralajmëron se nëse konflikti në Ukrainë përfundon me ndarje territoriale, kjo mund të krijojë një precedent që mund të zbatohet edhe në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, shkruan Gazeta Enigma.
Në një intervistë për Al Jazeera Balkans, Server theksoi se një zgjidhje e tillë mund të dëmtonte stabilitetin e Ballkanit, për shkak të tensioneve historike dhe mosmarrëveshjeve etnike të pazgjidhura që vazhdojnë të ekzistojnë në rajon./GazetaEnigma/