Gjilani dhe Suhareka e mbyllin në barazim

Gjilani dhe Suhareka e mbyllin në barazim

Gjilani dhe Suhareka kanë marrë nga një pikë të shtunën nga ndeshja e xhiros së 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani – Suhareka, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Gjilan, u mbyll 1:1.

Nikola Stijepoviq në minutën e 31-të shënoi për Suharekën, ndërsa gol të bukur për Gjilanin realizoi Senad Jaroviq, gjashtë minuta më vonë.

Gjilani dhe Suhareka tani kanë nga dy barazime e një disfatë në tri ndeshjet e fundit.

Pas 13 ndeshjeve të luajtura, Gjilani ka 14 pikë në vendin e tetë. 14 pikë i ka edhe Ferizaj me një ndeshje më pak të luajtur.

Suhareka ndërkohë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ka 18 pikë në pozitën e pestë.

Related Articles