Futbollisti Bledian Krasniqi ka pranuar të luaj për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku.
Sipas tij, po pret të pajiset me pasaportën e Kosovës.
Krasniqi aktualisht luan te skuadra zvicerane, Zurich.
23-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe 2 asistime në Superligën e Zvicrës.
Ai deri më tani ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës.
Krasniqi njihet mjaft mirë nga trajneri Franco Foda, pasi ishin së bashku te Zurichu.