Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit, rreth 100 mijë vende të lira pune

Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit, rreth 100 mijë vende të lira pune

Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një studim të ri.

Afër 47.400 vende të lira pune nuk kanë mundur të plotësoheshin me aplikantë të kualifikuar më 2023-2024, tha hulumtimi i kryer nga Qendra për Konkurrencë për Punësimin e Punëtorëve të Kualifikuar e Institutit gjerman për Ekonomi.

Mungesa më e madhe është për fizioterapeut, me gati 1.600 vende të lira puna. Mungesa e asistentëve dentarë është 7.350 dhe 7.100 vende të lira puna janë për personelin e kujdesit shëndetësor dhe infermierë.

“Popullsia që po plaket çon në rritjen e kërkesës për shërbime të kujdesit shëndetësorë. Kjo rritje është barë për punëtorët aktualë të kualifikuar”, thanë autorët e studimit.

Edhe në vitet paraprake, sektori i shëndetësisë në Gjermani ishte i pari sa i përket mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

Ndërkaq, sa i përket të gjitha industrive nga korriku i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024, mesatarisht kishte mungesë të mbi 530.000 punëtorëve të kualifikuar.

Sektori i dytë që renditet me mungesën më të madhe të punëtorëve është ai i ndërtimit me rreth 42.000 vende të reja pune. Ndërkaq edhe 10.350 vende të lira puna, tha studimi, ishin sa i përket instalimeve elektrike./REL

Related Articles