Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka konfirmuar se ka nisur hetime ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Procedura u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë nisur kundër federatës rumune dhe federatës kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të jenë në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në përgjigjen e UEFA-s për KOHËN.
Neni 55 thotë se procedurat hapen nga administrata e UEFA-s në bazë të raporteve zyrtare, kur bëhet protestë dhe me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv, presidentit të UEFA-s apo sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s.
Tani UEFA e cakton një inspektor të etikës dhe disiplinës për t’u marrë me rastin.