Gjermania po e “shkelë” Bosnjën, ia shënon gjashtë gola

Gjermania po e “shkelë” Bosnjën, ia shënon gjashtë gola

Ekipi i Bosnje e Hercegovinës duket se mezi po pret që të përfundojë ndeshja me Gjermaninë, pasi këta të fundit veç se i kanë realizuar gjashtë gola, teksa kanë kaluar 70 minuta lojë.

I pari ishte Musiala që e hapi serinë e golave në minutën e dytë, ndërkohë që më pas shënuan Kleindienst, Havertz, Wirtz dy gola dhe Sane.

Ndeshja po luhet në kuadër të grupeve në Ligën e Kombeve. /Gazeta Enigma

Related Articles