Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari kur 19 vende sulmuan një vend të vogël

Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari kur 19 vende sulmuan një vend të vogël

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së ish-komandantit suprem të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, i cili theksoi se Serbia duhet të shkojë në të ardhmen pa Kosovën dhe pyeti nëse Clark do të kishte të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Clark deklaroi se ishte “krenar për operacionin që u krye kundër Serbisë, gjegjësisht në Kosovë, dhe se Serbia duhet të shkojë në të ardhmen pa Kosovën”, dhe Vuçiq theksoi se nuk e sheh se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe.

“Wesley Clark është krenar për atë që ka bërë, njerëzit në Serbi janë të indinjuar me atë që ka bërë. Nuk e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende sulmuan një vend të vogël në kundërshtim me rregullat e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse i shërben nderit dhe krenarisë së tij, atëherë flet më shumë për të sesa për ne”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se gazetari që intervistoi Clarkun duhet ta kishte pyetur nëse ai mendon të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për Ukrainën apo, siç shton ai, zbatohen rregulla të ndryshme.

“Ne mendojmë se duhet të zbatohen të njëjtat rregulla, prandaj ne mbështesim integritetin e Serbisë, si dhe integritetin e Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së”, tha presidenti i Serbisë.

Related Articles