Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë ndalon përdorimin e Doracakëve për Edukimin Seksual në shkolla

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë ndalon përdorimin e Doracakëve për Edukimin Seksual në shkolla

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  për shkollat e Prishtinës, raporton Enigma.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse’’, ka thënë ajo.

May be an image of text
May be an image of text

Më tutje ajo ka shtuar se këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

‘’Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.Me LDK-në në pushtet do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë dhe do të kenë mundësi  të zhvillohen e marrin dije.Si LDK do të sigurohemi të kemi profesionistë të aftë që kontrollojnë cilësinë e materialeve shkollore  që aprovohen nga MASHT’’, ka shtuar ajo.

Related Articles