ShBA dorëzon draft propozimin e armëpushimit në Liban

ShBA dorëzon draft propozimin e armëpushimit në Liban

Ambasadorja e SHBA-së në Liban, Lisa Johnson, i paraqiti një projekt-propozim për armëpushim kryetarit të parlamentit të Libanit, Nabih Berri, për të ndalur luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit, raporton Reuters, duke cituar burime.

Johnson u takua me Berrin, një aleat i Hezbollahut dhe kanali tipik diplomatik për grupin, të enjten për të paraqitur propozimin e parë me shkrim të SHBA-së në të paktën disa javë, i thanë agjencisë së lajmeve dy burime të larta politike libaneze.

“Është një draft për të marrë vëzhgime nga pala libaneze,” tha një burim. Nuk kishte detaje për përmbajtjen e propozimit.

Related Articles