PDK gjatë një konference për media ka kërkuar të nisin hetimet penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant. ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një potimi në profiline tij në Facebook ka reaguar ministri Peci, i cili ka deklaruar se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba.
“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba! Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve! E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela!”, ka shkruar Peci.
Tutje, ministri paralajmëron se nga nesër, ai do ta shpërfaqë paftytyrësinë e kriminalitetit me emra.
“Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë! Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim! Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”. /Gazeta Enigma/