Ndeshja Rumania – Kosova, UEFA nis procedurat disiplinore

Ndeshja Rumania – Kosova, UEFA nis procedurat disiplinore

UEFA ka njoftuar se tashmë ka nisur procedurat disiplinore për ndeshjen e 15-të nëntori, Rumani – Kosovë.

Ky lajm në fakt u konfirmua edhe para disa ditësh edhe nga vet shtëpia evropiane e futbollit.

Në njoftim theksohet se informacione të tjera lidhur me rastin do të bëhen të ditura me kohë.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles