Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë, kanë realizuar një stërvitje të përbashkët për të përmirësuar koordinimin dhe gatishmërinë operacionale.
Stërvitja ka përfshirë manovra ajrore dhe tokësore, duke theksuar bashkëpunimin ndërkombëtar për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, shkruan Gazeta Enigma.
Ky aktivitet synon përgatitjen më të mirë të forcave të sigurisë për situata të mundshme emergjente dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Aviatorët e Ushtrisë së ShBA-së dhe ushtarët e Ushtrisë Gjermane të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO #KFOR u bashkuan për të realizuar stërvitje të ngarkesës së nxehtë dhe të ftohtë dhe të familjarizohen me helikopterin UH-60M Blackhawk”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
“Kjo stërvitje ua mundëson njësive të terrenit dhe ekuipazheve të fluturakeve t’i kuptojnë më mirë nevojat dhe kapacitetet e njëri-tjetrit në misione”.
Komunikata vijon të thotë që ushtarët e KFOR-it vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për futje ajrore, qoftë për reagime emergjente, apo për patrullime të kufirit./GazetaEnigma/