Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë

Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë

Pasditen e sotme, zona e njohur si “Kodra e Trimave” u trondit nga të shtënat me armë zjarri.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e incidentit, ndërsa policia ka arrestuar një person në lidhje me rastin, shkruan Gazeta Enigma.

Por, ngjarja ka mundur të merr rrjedhë tjetër dhe të qëlloheshin edhe njerëz të tjerë të pafajshëm.

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi Avni Arifi, njofton se nga plumbi u qëllua edhe dera e shtëpisë së tij.

“Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre. Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, tha Arifi./GazetaEnigma/

Related Articles