Plagosja në Vranjevc – Policia njofton se çka gjeti në vendngjarje 

Plagosja në Vranjevc – Policia njofton se çka gjeti në vendngjarje 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi të enjten në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se i plagosi dy të tjerë, raporton Gazeta Enigma.

Organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, si dhe në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat.

Në raport thuhet se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe se të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë.

“Prishtinë 21.11.2024-15:57. Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.

Related Articles