Haradinaj premton pagë minimale e pension 500 euro, kurse mesatarja 1 mijë

Haradinaj premton pagë minimale e pension 500 euro, kurse mesatarja 1 mijë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një tubim në Obiliq, ka premtuar premton pagë minimale 500 euro, mesatare 1 mijë dhe pension 500 euro, raporton Enigma.

Haradinaj tha se qytetarët sot përballen me sfida të mëdha sepse sipas tij çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta “dhe shumë prej jush pyesin për të ardhmen”.

“Sot u bashkuam në qytetin e dritës dhe energjisë. Obiliqin nga një qytezë që ishte larg kujdesit shtetëror, e shndërruam në qendër të rëndësishme zhvillimi, me infrastrukturë moderne dhe shërbime cilësore për qytetarët. Ligji i posaçëm që miratuam për Obiliqin nuk ishte thjesht një dokument – ishte zotimi ynë për një trajtim meritor për banorët e këtij qyteti.
Sot, përballemi me sfida të mëdha. Çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta, dhe shumë prej jush pyesin për të ardhmen. Por programi ynë ofron zgjidhje konkrete: paga minimale 500 euro, paga mesatare 1000 euro, pensione të barabarta me pagën minimale. Do të ndalim ikjen e të rinjve duke krijuar mundësi reale punësimi. Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional do të hapë horizonte të reja zhvillimi për vendin tonë.”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK nuk premton por vepron.

“Ne nuk premtojmë – ne veprojmë. Janë 6000 poçat ndriçues që ndrisin çdo lagje, qendrat shëndetësore në Milloshevë e Breznicë, sallat sportive në shkolla, dhe mbi 1000 bursat për studentë, dëshmitarë të përkushtimit tonë. Ndërsa të tjerët flasin dhe vrapojnë të marrin meritat, ne kemi transformuar Obiliqin në komunë kampione të subvencionimit në arsim, kulturë, shëndetësi dhe bujqësi.”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, më 9 shkurt, ky transformim do të shtrihet në mbarë Kosovën.

Related Articles