Një tjetër person është arrestuar për plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, të enjten.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, njoftoi policia, shkruan Gazeta Enigma.
Ngjarja ndodhi pasdite në lagjen “Vranjevc”, ku dy persona u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, njëri nga të dyshuarit u arrestua të njëjtën ditë, ndërsa i dyshuari tjetër ishte në arrati deri të martën, kur u kap dhe u arrestua./GazetaEnigma/